Një vajzë 7- vjeçare më në fund ka arritur të ecë, një vit pasi doktorët i kishin thënë që nuk do të mund të ecte kurrë pas një sëmundje, që i kishte sulmuar trurin dhe e kishte lënë të palëvizshme.

Vitin e kaluar Olivia Hanson kishte shkuar në spital për shkak të një ulçere në fyt dhe disa simptomave të ngjashme me gripin. Mirëpo vetëm pas disa ditëve asaj kishin filluar t’i dobësohen edhe muskujt dhe kishte mbetur e paralizuar. Pas ekzaminimeve paraprake doktorët e panë se ajo vuante nga një sëmundje të quajtur AFM, që është një infeksion që shkakton paralizë të papritur.

“Pavarësisht disa kufizimeve fizike ajo mund të ecë, shpirti dhe buzëqeshja e saj janë kthyer dhe kjo na mjafton”, u shpreh nëna e 7- vjeçares.

AFM është një sëmundje e rralle por shumë serioze, e cila afekton sistemin nervor. Konkretisht kjo sëmundje prekë zonën e palcës kurrizore dhe masën e përhimët të trurit, duke shkaktuar kështu dobësimin e reflekseve të muskujve.

Ende nuk është gjetur shkaku kryesor që e shkakton këtë gjendje, mirëpo thuhet se ajo shkaktohet nga një virus i quajtur Ëest Nile. Simptomat e para të këtij infeksioni janë të ngjashme me ato të një gripi sezonal duke përfshirë teshtitjen, kollitjen, dobësimin e muskujve, dhimbjen e nyjave si dhe vështirësinë në përtypje. Në disa raste specifike ky virus mund të shkaktojë probleme më serioze me trurin dhe të shkaktojë vdekje.

Vetëm gjatë vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbetur 200 fëmijë në këtë gjendje si pasojë e këtij infeksioni.

MUND TË JU PËLQEJNË