Përbërësit

2 rriska buke

2 domate

1 qepë

2 lugë gjelle gjalpë

1 grusht gjethe te freskëta spinaqi

1 thelpinj hudhre

djath të butë

kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

Hapi 1 
Qepën e prerë fërgojeni në vaj ulliri për 10-15 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.

Hapi 2 
Shtoni thelbin e hudhrës, domaten e prerë imët, kripën e piperin.

Hapi 3 
Shtoni edhe mëlmesa të tjera sipas dëshirës e në fund shtoni edhe spinaqin. Lëreni të zbutet.

Hapi 4 
Rriskën e bukës lyejeni me gjalpë dhe vendoseni të “piqet” lehtë në toster. Kur të jetë bërë krokante, shtojani masën me spinaq, djathin e butë dhe “mbylleni” me rriskën tjetër të bukës.

Hapi 5 
Kthejeni në toster edhe për pak minuta, derisa të shkrihet djathi.

Hapi 6

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË