Samanta Karavella është ndarë tejet e kënaqur nga puna e realizuar së fundmi në klipin e ri.

“Vonë” është projekti më i fundit i këngëtares i cili erdhi me një realizim mjaft të bukur në bashkëpunim me Elinel.

Për Top Channel bukuroshja tha se klipi pati disa sakrifica dhe nuk ka qenë lehtë xhirimi i tij sepse është realizuar për orë të gjata në temperatura shumë të ulëta dhe në borë.

Ajo vlerësoi lart reperin nga Prishtina, Elinel, duke thënë se është Eminemi i Shqipërisë.

Më tej Samanta ka folur edhe për jetën private, duke thënë se ajo nuk mendon për martesë.

“Ka kohë për martesë, nuk mendoj ende. Madje edhe fisi ka hequr dorë sepse e dinë që unë kam mendjen te muzika”, u shpreh këngëtarja.

Samanta gjithmonë është komentuar për këngët që i bën më shumë se sa për jetën private.

MUND TË JU PËLQEJNË