Samanta Karavella është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar që kur është ngjitur në skenë në moshë të vogël.

Samanta ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Treshat” dhe gjatë intervistës me moderatoren Bora Zemani, zbuloi detaje të reja si nga jeta private ashtu dhe ajo profesionale.

Mes të tjerash moderatorja e pyeti rreth shumës që fiton nga koncertet.

“Ky është një muhabet tjetër që e bëjmë në prapaskenë po kështu rrumbullak shkon rreth 200 mijë euro në vit”- është përgjigjur Samanta.

Më pas ajo ka shtuar se ishte thjesht një shaka dhe se profesioni i këngëtares nuk të pasuron.

“Mbase në një të ardhme do bëhem biznesmene”- u shpreh këngëtarja.

MUND TË JU PËLQEJNË