Safetja e Sahidja, apo siç i njeh publiku me “Motrat Mustafa” prej shumë vitesh e kanë dëshmuar suksesin në muzikë, si një dyshe e mrekullueshme.

Ato mbetën ndër më të pëlqyerat e muzikës së mirfilltë shqipe, ku këngët e tyre dëgjohen në mbarë botën shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Përveç karrierës së suksesshme, ato kanë edhe familje të shëndoshë dhe të lumtur.

Kur flasim për Sahiden, kujtojmë se ajo prej vitesh është e martuar me Fadilin dhe kanë tre fëmijë, Redolën, Olisën dhe Diorin.

Nuk është që shohim shpesh fotografi ku shfaqet me bashkëshortin, pasi është më e rezervuar në këtë aspekt.

Por sot,  ajo ka goditur me një imazh tejet të bukur. Krah bashkëshortit, siç nuk jemi mësuar ta shohim Sahidja vjen e veshur me trenerka ku edhe është kombinuar me të.

Si duket çifi kanë shfrytëzuar këtë kohë të ngrohtë vikendi për të kaluar çaste të bukura bashkë/Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË