Është nga ato këngëtaret e muzikës popullore që zgjon shumë kureshtje dhe vëmendje.

Afërdita Demaku duke e ditur fare mirë shijen e publikut është munduar që gjithnjë të sjell risi, këngë të mirëfillta dhe të dëgjueshme, shkruan Kosovarja.

Në fakt edhe ia ka dalur, sepse falë një bagazhi të madh të krijimeve ia ka arritur që të rezultojë çdo herë e suksesshme dhe e zonja.

Duke qenë se edhe pamja e jashtme lun rol të rëndësishëm tek ajo, atë secilën ditë e më shumë po e shohim më të freskët, më të bukur e më rinore.

Me secilën paraqitje që vjen shkëlqen, sa ndonjëherë nuk mund as ta njohësh që shumë që ka ndryshuar në këto vite e është zbukuruar.

Madje, ajo nganjëherë di të na vendosë edhe në dilemë për vitet që i ka, ashtu sikurse ndodhi me imazhin e fundit.

Aq e thjeshtë dhe e bukur erdhi, sa na bëri të vështirë punën për t’ia përkufizuar vitet se sa ka. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË