Një valixhe ka tronditur rojet, të cilët pas disa dyshimeve vendosën që ta hapnin për të parë se çfarë kishte brenda.

Gjatë kontrollit rutinor, ata kanë hedhur në tokë një valixhe të madhe dhe kur e kanë hapur kanë zbuluar një vajzë 27-vjeçare.

Gruaja nga Uzbekistani u zbulua brenda valixhes së një të riu gjeorgjian 24-vjeçar, në kalimin kufitar Sarpi.

Personi, i cili nuk u identifikuar, po përpiqej ta kontrabandonte atë në provincën turke të Artvinit, e cila kufizohet me Gjeorgjinë.

Videoja tregon një polic turk që hap valixhen e madhe të zezë pas dyshimeve që lindën për peshën e saj.

Një grua e re e veshur me një T-shirt të bardhë u gjet brenda, e cila u përpoq të fshihte fytyrën e saj.

{“videoid”:”1535993352457″,”type”:1,”ratio”:0.75}

MUND TË JU PËLQEJNË