Rita Ora u vu në silet kur Jonathan Ross njoftoi se këngëtarja është beqare si dhe kujton dashurinë e parë, Calvin Harris.

Tashmë ish çifti u fotografuan së bashku në Nju Jork, në fund të gushtit, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja e hitit “Your Song” kujton dashurinë e saj të parë, Calvin Harris, me të cilin u takuan për më shumë se një vit, derisa ndanë rrugët më 2014.

27 vjeçarja dhe Andrew filluan lidhjen romantike vitin e kaluar dhe së fundi bashkë u fotografuan duke dalë nga një hotel në Nju Jork në fund të muajit gusht.

Kur prezantuesja tha se këngëtarja është beqare tani, Rita pranoi duke thënë “Po skuqem”.

Pasi përfundoi romancën e fundit, Rita pranoi se kaloi “kohën më të mirë” kur ishte në lidhje me Calvin Harris.

Ajo ndër të tjera tha “Unë pyes gjithçka, dyshoj gjithçka dhe akuzoj çdo gjë! Unë jam shqiptare, kështu që jam me të vërtetë e papërmbajtur (e nxehtë) dhe gjithçka që bëj duhet të ketë një arsye”.

MUND TË JU PËLQEJNË