Përbërësit:
40 gr maja (kvasac), 550 gr miell, 250 ml qumësht, 5 te verdha te vezes, 100 gr sheqer, Maje gishtash kripë, 1 sheqer vanilje, 100 gr margarin, 1 luge rum
lëvore e nje limoni ne rende, 700 ml vaj per fergim, sheqer pluhur te perzier me sheqer vaniljes per pluhurosje

Hapat:
1. Ne nje gote qesim 150 ml qumesht te vaket,majen,1 luge sheqer dhe 1 luge miell.

2. Perziejme dhe leme te fermentohet.

3. Ne nje ene te madhe qesim te verdhat e vezes,sheqerin,kripen,qumeshtin e mbetur,dhe rumin(opsionale),levoren e limonit, dhe sheqerin e vaniljes.

4. Te gjitha keto i perziejme dhe i ngrohim paksa kurrsesi te mos vlojne

5. Ne nje ene te madhe qesim miellin,majen e fermentuar dhe masen e ngrohur me pare.

6. Perzijme te gjitha duke bere keshtu nje brum te bute.

7. Brumin e nxjerrim ne tavolinen e punes te permillur(nuk e leme te vij,pra te dyfishohet).

8. Hollojme pete ne trashesi 1 cm trashesi,nxjerrim me gote dhe i vendosim ne tavoline te permillur ose ne ndonje lecke kuzhine dhe i mbulojme te pushojne per 30-40 minuta.

9. Vajin per fergim e ngrohim ne max,pastaj ulim pak temp dhe fergojme krofnet nga te dyja anet .

10. Pastaj i pluhurosim me sheqer pluhur dhe sheqer vanilje

MUND TË JU PËLQEJNË