Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Artistja së fundi ka filluar një turne me koncerte anembanë botës, ku gjatë javës së kaluar ka qëndruar në kryeqytetin japonez të Tokios.

Bukuroshja jonë njihet edhe befasitë që bën kohë pas kohe, të cilat i ndanë me fansat në llogarinë personale në Instagram.

Gjatë ditës së sotme ka qëndruar te një rrobaqepës gjersa ka pozuar me një veshje mjaft të çuditshme, por që ka marrë komente pozitive nga adhuruesit.

Ajo shihet teksa merr poza e veshur në tesha kat ndërsa në fytyrë ka vendosur një maskë duke thënë se kjo veshje ishte qepur pikërisht për të.

Ndryshe, Rita është duke punuar njëkohësisht edhe në video projekte të reja muzikore, të cilat shumë shpejt do t’i bëjë publike para fansave. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË