Rina Balaj u ka dhënë fund ‘dissave’ mes repereve. Reperja e njohur Rina Balaj së fundmi ka qenë mysafire në emisionin ‘Rudina’, aty ku foli rreth karrierës së saj muzikore e ‘dissave’. Emri i saj është lakuar shpesh për ‘dissat’ me reperet e sidomos me Taynën por me këngën ‘Ilegal’ duket se ka marrë fund gjithçka.

Të paktën kjo ishte përgjigja e Rinës e cila tha se nuk e ka ndërmend më t’i kthej ‘dissat’ askujt. “Në fillim kanë qenë rastësi. Pastaj kanë filluar gjërat të bëhen pak më intensive, pa asnjë arsye. Pasi as unë nuk e njoh Taynën, as ajo mua, thjesht e dimë që jemi artiste të Kosovës. Pastaj mendova nuk është thjesht lojë, diçka e paskan me mua, diku qenka problemi. Dhe unë postova këngën “Ilegal” dhe aty fola çfarë pata me fol dhe e përfundova gjithçka nga ana e disseve. Ato prapë kanë vazhduar, por unë s’po merrem më,po merrem vetëm me të ardhmen time.”, u përgjigj më në fund ajo.

Ndryshe Rina po e shijon suksesin e projekteve të fundit muzikore.

 

MUND TË JU PËLQEJNË