Menaxheri i këngëtares ka njoftuar se ajo është duke punuar në disa këngë.

Rina Balaj edhe pse pati një verë mjaft aktive si me koncerte ashtu edhe me projekte muzikore nuk ka ndërmend të ndaloj ritmin.

Menaxheri i këngëtares minuta më parë publikoi një fotografi të artistes dhe me mbishkrimin e bërë njoftoi se reperja nga Istogu është duke punuar për disa këngë.

Projekti i fundit nga Rina është bashkëpunimi ‘Ideal’ me artistin Koston këngë kjo që deri më tani numëron mbi gjashtë milionë klikime në Youtube. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË