Këngëtarja e njohur shqiptare Rina Balaj, njihet për këngët e shumta që ka sjellë ndër vite për publikun shqiptar.

Pas një pushimi që e kishte ajo në skenën muzikore si dhe larg rrjeteve sociale, ajo tanimë është kthyer furishëm, madje edhe me të dashurin e saj grek, reperin ‘Sinboy’, me të cilin nuk heziton të paraqitet vazhdimisht.

Madje ajo po duket e dashuruar ‘kokë e këmbë’ në reperin grek.

Në fotografinë e fundit që e ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo shihet e mbështetur tek i dashuri i saj.

“Gjithçka çka ju nevojitet është dashuria”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.

MUND TË JU PËLQEJNË