Reperi Buta ka befasuar herën e fundit.

Ai ka qenë i ftuar në një intervistë ku dha mendimin e tij për reperin me famë botërore, Eminem
“Eminemi është bërllok për mua gjithmonë ka qenë, gjithmonë do të jetë. Edhe ai tjetri është goxha bërllok, kështu që skisha zgjedhë”.

“Unë nuk e pëlqej as at tjetrin, sepse të dy janë bërllok. Ndoshta mendimi im nuk vlen. E di që shumë njerëz, e kam lexuar diku, ‘shqiptarët mos i prek në fe dhe Eminem’, u shpreh Buta.
Buta iu referua të dyve, pasi Eminemi së fundmi kishte probleme me reperin, Machine Gun Kellyn ku edhe në projektet e reja i bën dissa njëri-tjetrit.
Konflikti lindi pasi ky i fundit ngacmoi vajzën e reperit.
Megjithatë, Buta është goxha aktiv në muzikë. “Anuloje” titullohet kënga e re e tij të cilën e solli në duet me Dj Flow. /Lajmi/

MUND TË JU PËLQEJNË