Babai i Eminem, Marshall Bruce Mathers Jr, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.Ai kurrë nuk e takoi djalin e të cilit emri i vërtetë është Marshall Bruce Mathers III, megjithatë ylli i repit shpesh rrëfeu për babanë në këngët e tij, duke e akuzuar atë për braktisjen e familjes.

Sipas TMZ, babai i Eminem humbi jetën në Fort Wayne, Indiana, ndërsa fqinjët e tij treguan përmes rrjeteve sociale se ndërroi jetë nga një sulm në zemër.

Edhe pse kurrë nuk u takua me babain, Eminem fliste për të në këngët ‘My Name Is’ dhe ‘Cleanin ‘Out My Closet’.

Bruce u martua me Debbie-n kur ishte 22 vjeç dhe ajo vetëm 15 vjeç.Pas dy vitesh erdhi në jetë Eminem dhe pak më vonë ai e braktisi familjen.Kur ishte fëmijë reperi i dërgonte letra të atit por ato i ktheheshin mbrapsht!

MUND TË JU PËLQEJNË