“Killshot” është kënga hip-hop me debutimin më të madh në Youtube.

Pas publikimit të albumit ‘Kamikaze’, ku Eminem flet haptas kundër reperit Machine Gun Kelly, e më pas kundërpërgjigjes së MGK me këngën ‘Rap Devil’, të gjithë e prisnin reagimin e Eminem.

E nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi që kënga rap që i dedikohet komplet reperit të ri është dëgjuar e përfolur aq shumë, saqë është bërë ndër videot që është shikuar më së shumti në 24 orët e para të lansimit në Youtube, përcjell Gazeta Express.

Megjithëse e publikuar pa videoklip, kënga ka arritur që në 24 të dëgjohet 38.1 milionë herë vetëm në Youtube, duke u bërë kështu debutimi më i madh i një kënge të zhanrit hip-hop ndonjëherë.

Ndërsa në përgjithësi, është kënga e tretë më e dëgjuar në 24 orët e para, pas ‘Idol’ të BTS dhe ‘Look what you made me do’ nga Taylor Swift, të dyja këto me vidoeklipe muzikore./Gazeta Express/

MUND TË JU PËLQEJNË