Në secilën paraqitje të saj ndërkombëtare, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, merr vëmendjen e gjithë botës për një veprim a një tjetër. Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku ajo shihet teksa i ndihmon gazetares që po e intervistonte, t’i rregullojë flokët.

Kitaroviq duke u bërë gati për një lidhje direkte në televizionin shtetëror kroat nga New York-u, i ka dalë në ndihmë gazetares duke tentuar t’ia rregullojë flokët.

Në videon e cila nuk është transmetuar direkt në programin e televizionit kroat, por në Twitter shihet se me të vërtetë presidentja është përkujdesur për dukjen e gazetares.

Komentet në këto pamje për presidenten janë të gjitha pozitive duke e vlerësuar gjestin e të parës së shtetit kroat dhe duke e quajtur atë “mbretëreshë”.

MUND TË JU PËLQEJNË