Në maj, ajo e festoi 4 vjetorin e lindjes me një festë të organizuar nga prindërit e saj, çifti i famshëm Nora Istrefi e Robert Berisha.

Dhe vogëlushja Rene, u bë e famshme krah prindërve të saj, të cilët që të dy, janë emra shumë të njohur në muzikë.

Imazhi i vogëlushes, iu bashkua imazhit të çiftit, duke u bërë pothuajse po aq e njohur nga ata, meqë Rene, është prezente shumë edhe përmes rrjeteve sociale të prindërve.

Së fundmi, këngëtari Berisha, ka publikuar një fotografi të Rene, e bërë gati me cantë e me fustan të bardhë, për të ikur në kopsht.

Imazhi është realizuar pranë shtëpisë së çiftit në lagjen Marigona, e ajo duket një fëmijë shumë i lumtur dhe tejet e ëmbël tek niset për në kopsht. /Prive.al

MUND TË JU PËLQEJNË