Qytetarët e Kosovës nuk e patën gajle këtyre ditëve veç formimin e Qeverisë së re që u krijua pas 4 muajsh, si temë aktuale me të cilën edhe po bëhët shaka në rrjetet sociale është edhe ndarja e ‘Robertit e Norës’ ashtu siç bëhej një kohë me të ‘Bleros e Teutës’, shkruan “Kosovarja”.

‘A u ndanë a nuk u ndanë’, janë frazat më të dëgjuara në media tash e disa muaj sa u përket rrjedhës së jetës së dy protagonistëve më të komentuar të momentit.

E kjo temë, po u hynë në punë edhe artistëve të humorit.

Së fundmi, aktori i njohur Halim Berisha i cili luan rolin e Hashim Thaçit tash e shumë kohë, i ftuar në edicionin e Shpëtim Deskut tek sa pyetet për ndarje të territoreve ai në shaka e sipër e bënë ndërlidhjen me ndarjen e Norës e të Robertit.

‘Për këtë ndarjen e Nores dhe Robertit ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, dhe grupi i Quintit’, thotë aktori Halim Berisha i njohur si Hashim Thaç i dytë i Kosovës.

Ndryshe, aktori është i martuar dhe baba i dy fëmijëve./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË