Përderisa sot çiftet e dashuruara po festojnë Shën Valentinin pati edhe prej atyre që gjetën të bëjnë humor për këtë ditë që ka ngelë si simbol i dashurisë.

Aktori i njohur Halim Berisha i njohur për rolet e tij , atë të ‘Hashim Thaçit’, ‘Salihut’ e ‘Dardanes në Odeon’, sot në rrjetin e tij në instagram ka postuar një imazh tejet artistik e që natyrisht nuk la pa e përcjellë edhe me mbishkrim humoristik, shkruan “Kosovarja”.

I maskuar sikur të ishtë i grushtuar , aktori bën apel për meshkujt që t’iu blejnë dhurata femrave- grave ose ndryshe mund ta pësojnë kështu sicc është shfaqur vet aktori.

“Keni kujdes ❗️❗️❗️
Këto janë pasojat kur si blen grus kurgjo për Shën Valentin , ka shkruan aktori sipër imazhit të tij.”

Andaj, nuk e keni edhe keq ta ndëgjoni, pasi që në ditët e sotme mund të ndodhin edhe këso gjëra apo jo?

Ndryshe, Halimi është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. E kjo festë padyshim që edhe aktorin e njohur e gjeti me urimin e gruas./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË