Zëvendësimi i orëve të mësimit të humbura gjatë grevës në vendin tonë tashmë është kthyer në një temë diskutimi, pa ndonjë rezultat konkret.

Këtë e ka komentuar edhe aktori kosovar, Fatmir Spahiu i njohur si Bufi.

Ai ka bërë një postim në llogarinë e tij Facebook, ku ka shkruar se para së gjithash ata që po dalin të fyer janë prindërit dhe fëmijët, derisa në anën tjetër reagimi i drejtorëve të shkollave po bëhet nga pozicioni i tyre partiak dhe jo për përgjegjësinë që kanë.

Ky është shkrimi i aktorit:

Eshte ka i behet nje ofendim dhe shqetesim i madh femijeve dhe prinderve te tyre per punen e pushimit dhe zevendesimit te oreve. Per me bo ma edhe ma keq tash jane inkuadru ne kete “zbavitje” edhe drejtorite e shkollave duke bere presion mbi prinderit dhe nxenesit. Reagimi i drejtorve te shkollave eshte varesisht prej pozicionit te tyre politik apo menyres se si jane emeru, pra paster ne baze te linjes politike te ciles i sherbejne. Pra jo parimit dhe detyres te cilen e perfaqesojne.
A jeni more te vetedishem qe jeni bo per marre. A e dini more qe njeri i gjalle qe ka ma shume 4 dite shkolle nuk eshte ka ju mer seriozisht.

MUND TË JU PËLQEJNË