Këngëtarja e njohur Elvana Gjata po korr një sukses të jashtëzakonshëm pas publikimit të këngës “Fustani” që ishte në bashkëpunim me reperin Capital T. Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe deri tani ka 7,201,932 shikime.Pas koncerteve të shumta, Elvana ka vendosur së fundmi që së bashku me nënën e saj të largohet në Gjermani tek e motra.

Këngëtarja e njohur ka publikuar pak më parë një video ku shihet duke kërcyer me këngën e Jay Z dhe Kanye West në makinë, mirëpo reagimi i së ëmës ka marr vëmendjen e të gjithëve.

Mami i Elvanës shihet teksa tund kokën nga lëvizjet e së bijës, një veprim ky që ka shkrirë së qeshuri gjithë ndjekësit e këngëtares. Elvana gjithmonë e ka treguar marrëdhënien e veçantë me të ëmën me të cilën publikon vazhdimisht foto dhe video.

MUND TË JU PËLQEJNË