Përbërësit:

750 g mish të bluar,

2 qepë,

2 feta bukë pa kore,

1 vezë,

Majdanoz,

Një lugë e vogël kumin

2 lugë të vogla kripë,

Gjalpë për fërgim

Përgatitja:

Njomeni bukën në ujë dhe kullojeni dhe thërrmojeni në tepsi.

Shtoni përbërësit e tjerë dhe të gjithë përzieni mirë.

Formësoni topthat në madhësinë e dëshiruar dhe fërgoni nga të gjitha anët në gjalpin e nxehur, derisa të marrin ngjyrë të gështenjtë.

Shërbeni qoftet me perime të freskëta, pure patatesh apo me shtojca të tjera sipas dëshirës.

MUND TË JU PËLQEJNË