Qoftet janë ushqimi i preferuar i shumë njerëzve dhe çdo kush i dëshiron që t’i ketë ato në tavolinë. Ato kanë një shije fantastike.

Bëni këto qofte në një kohë të shkurtër nëse dëshironi një tavolinë të ngrohtë për në fundjavë.

Përbërësit:

– 150 g oriz të zier;

– 1 patate e madhe;

– 1 qepë e madhe;

– 4 thelpinj hudhre;

– 3 lugë kokrra gruri të bluar trashë;

– 3 lugë susam të bluar;

– 3 lugë fara luledielli të bluar;

– 3 lugë fara liri të bluar;

– spec i kuq;

– thërrmija buke;

– kripë;

– piper, i shtypur djegës;

– rigon;

– trumzë.

Përgatitja:

Orizit të bluar shtojani pataten, qepën dhe hudhrën e bluar.

Shtoni kokrrat e grurit të bluara trashë, susamin e bluar, farat e lulediellit të bluar, lirin.

Qitni specin e kuq, kripën, piperin e bluar, pak rigon dhe trumzë, transmeton Telegrafi.

Të gjitha bashkoni mirë dhe formoni qoftere dhe rrotulloni nëpër thërrmija buke.

Mund t’i piqni në furrë në 200 gradë rreth 30 minuta apo t’i fërgoni në vaj.

Qitni në peceta letre në mënyrë që të thithin tepricën e yndyrës.

MUND TË JU PËLQEJNË