Procesin e plakjes mund ta ndaloni dhe ta ngadalësoni nëse ushqeheni si duhet. Ushqimi i shëndetshëm është i rëndësishëm, sepse ushqime të caktuara ju ndihmojnë ta ruani dukjen e përtërirë.

Ju zbulojmë pesë ushqimet që detyrimisht duhet t`i konsumoni.

Bollguri – Është i pasur me aminoacide dhe vitamina E, të cilat kujdesen për lëkurën, luftojnë kundër dëmtimeve nga dielli dhe kundërshtojnë shenjat e plakjes që shkaktohen prej radikalëve të lirë.

Kafeja – Kafeina ndihmon në grumbullimin e enëve të gjakut dhe nxit ato që lëkurës t’i ofrojnë një dukje unike. Prandaj, kënaquni së paku në një gotë kafe në ditë.

“Mocarela” – Dhëmbët e bardhë dhe të shëndetshëm mund të fshijnë vitet nga fytyra.

Ushqimet e pasura me kalcium, si “mocarela”, mbrojnë dhe forcojnë smaltin e dhëmbit. Nxitin prodhimin e pështymës, e cila ndihmon në luftën kundër baktereve që dhëmbët i bëjnë të verdhë.

Grejpfruti – Vitamina C nga grejpfruti nxit rritjen e kolagjenit dhe në këtë mënyrë parandalohet lëshimi i lëkurës.

Arrat – Janë të pasura me aminoacidet omega-3, të cilat shtojnë sasinë e lagështisë në lëkurë dhe ndihmojnë në “fryrjen” e rrudhave, duke bërë që lëkura të duket më e shtrënguar.

MUND TË JU PËLQEJNË