Të gjithë jetojmë momente në të cilat mbizotëron stresi, melankolia dhe gjendjet depresive. Me shfaqjen e Coronavirus, këto shqetësime janë shtuar edhe më shumë ku: tregtarët shqetësohen për të ardhurat, studentët për provimet, duke patur parasysh mbylljen e shkollave dhe universiteteve, nënat shqetësohen për fëmijët por edhe për prindërit me disa patologji… kjo gjendje shqetësuese mund të bëhet shkak për sëmundje ose pagjumësi.

Kur trishtimi bëhet kronik ose zgjat për një periudhë kohe, mund të flasim për depresion. Zakonisht depresioni ndodh me episode depresive me një kohëzgjatje minimale prej dy javësh me një minimum prej tre simptomash.

Simptomat e depresionit:

Simptomat somatike: depresioni mund të shfaqet dhe fizikisht, simptomat më të zakonshme janë dhimbja e kokës dhe çrregullimet e tretjes.

Humbja e kënaqësisë: gjithçka që ishte një burim kënaqësie duket se humbet interesin ose nuk është më sinonim i kënaqësisë, duket sikur humbet kënaqësia e të jetuarit.

Një jetë seksuale e shqetësuar: dëshira për marrëdhënie intime reduktohet.

Lodhja: ekziston një paaftësi e madhe dhe është e vështirë të kryhen edhe detyrat më të vogla ditore. Ju ndjeheni të lodhur dhe pa energji, madje edhe gjumi i gjatë nuk lejon që trupi të rikuperojë forcën e tij.

Trishtimi dhe melankolia: depresioni shoqërohet me një ndjenjë të madhe trishtimi dhe dëshpërimi, për të cilat ndonjëherë nuk mund të japim asnjë shpjegim.

Mungesa e përqendrimit: depresioni ndikon në gjendjen mendore dhe shkakton qartësi të dobët mendore, mungesë përqendrimi dhe ulje të vëmendjes.

Çrregullimi i gjumit: një person i prekur nga depresion fle keq, zgjohet disa herë gjatë natës ose fle shumë ose vuan nga pagjumësia.

Humbja e oreksit: përveç që nuk doni të përgatisni ushqim, ju keni tendencë të hani në orë të parregullta dhe pak.

Konsumimi i ushqimeve të duhura në këto periudha veçanërisht të vështira mund të na ndihmojë të ndihemi më mirë.

Ushqimet që përmirësojnë humorin:

Frutat e kuqe
Oksidazat monoamine janë enzima të përfshira në metabolizmin e serotoninës, elementi përgjegjës për gjendjen tonë të lumturisë. Një studim i botuar në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë në ShBA, ka treguar që anthocyanins, pigmentet e pranishme në frutat e kuq bllokojnë reagimet kimike në tru që janë përgjegjës për gjendje ankthi dhe depresioni përmes këtyre oksidazave monoamine.

Spinaqi
Sipas ekspertëve të Shkollës Mjekësore të Harvardit, ushqimet e pasura me antioksidantë, përfshirë spinaqin, janë veçanërisht të dobishëm për të luftuar simptomat e ankthit dhe depresionit, veçanërisht për ata që kanë mungesë të vitaminës B.

Papaja
Papaja është një burim i shkëlqyer i vitaminës C që ndihmon në rregullimin e nivelit të prodhimit të kortizolit në trup. Kortizoli është një hormon që rregullon reagimin tonë ndaj stresit, por në nivele shumë të larta, rrit ndjeshmërinë tonë ndaj depresionit.

Rrepka
Rrepkat kanë shumë elementë përfshirë tirozinë, një aminoacid që stimulon sekretimin e dopaminës, një kimikat që ndikon në sjelljen njerëzore dhe lufton depresionin.

Avokado
Ashtu si rrepka, avokado përmban tirozinë. Ky aminoacid ndihmon në prodhimin e dopaminës dhe norepinefrinës të cilët janë neurotransmetues që ndihmojnë për të patur një jetë shoqërore më të shëndetshme dhe për të përmirësuar epshin. Përveç kësaj, avokado është e pasur me vitamina B të dobishme për sistemin nervor dhe gjithashtu me kalium dhe magnez, të njohura për efektivitetin e tyre kundër stresit.

Lakër
Lakra është e pasur me acide yndyrore omega-3 që mund të parandalojnë shfaqjen e kushteve psikiatrike, siç janë depresioni, deficiti i vëmendjes, humori i keq dhe ankthi.

Mango
Mango përmban vitaminë B6. Kjo vitaminë është e njohur për rolin e saj në sintezën e serotoninës, melatoninës dhe dopaminës. Këto substanca ndihmojnë në përmirësimin e ekuilibrit mendor dhe stabilitetit të humorit, si dhe në zbutjen e nervozizmit dhe lodhjes.

Agrume
Agrumet dhe limoni në veçanti janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C dhe vitaminës B9, i njohur zakonisht si acid folik. Vitamina C dhe Vitamina B9 ndihmojnë kundër gjendjeve depresive.

Promovimi i një diete të shëndetshme do të ndihmojë në mbajtjen e një trupi po aq të shëndetshëm.

MUND TË JU PËLQEJNË