Një familje artistësh u bënë bashkë për të sjellur këngën “Bac Perhajr Dasma”, shkruan “Kosovarja”.

Është kjo këngëtarja Afërdita Demaku e cila sot lansoi projektin e ri, një këngë e realizuar me vajzën dhe djalin e saj. Një këngë dasmash e cila u realizua edhe me videoklip, e që është nxjerrë në kohën e duhur, në sezonen e dasmave.

Kjo është hera e parë që këngëtarja këndon me dy fëmijët, ngase me vajzen Donen janë shfaqur shpesh duke kënduar në evente të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Ajo çka e bënte kurioz më tepër publikun dhe që e kanë pritur me padurim është interpretimi i Shqipërimit, djalit të këngëtarës, në këtë këngë, pasi është hera e parë që shfaqet në një projekt muzikor.

Por, si duket ai nuk do vazhdoj karrierën muzikore me muzikën popullore, ngase më tepër i shkon repi, kjo shihet edhe në këngën që sapo kanë nxjerrë për publikun.

Megjithatë, si çdoherë projektet e Afërditës pëlqehen dhe vleësohen nga publiku shqiptarë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË