Përbërësit

6-8 patate

50 gr gjalpë

70 gr djath parmezan

1 lugëz piper

kripë

Udhëzimet

Hapi 1

Patatet lajini mirë, qërojini e pritini në rrathë relativisht të trashë.

Hapi 2 

Tavën lyejeni me gjalpë të shkrirë e sipër gjalpës shtroni parmezanin e grirë në rende.

Hapi 3 

Sipër djathit renditini rrathët e prerë të patateve. Shtojuni kripë e piper dhe vendosini në furrën e parangrohur në 220 gradë për 45 minuta.

Hapi 4 

Pas pjekjes lërini të ftohen për 10 minuta e më pas shërbejini.

Hapi 5

Ju bëfshin mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË