Patatet janë një nga ushqime shumë të preferuara në botë. Ne i duam ata të pjekura, të skuqura dhe me raste edhe të ziera.

Është e vërtetë se ka një numër të madh recetash për pataten, por këtë recetë me siguri nuk e keni provuar më herët dhe është mjaftë interesante.

Përbërësit e nevojshëm:

8 lugë gjalpë

1 kg patate

1 lugë gjelle vaj ulliri

4 thelpinj hudhër

2 limonë

1 lugë çaji kripë

2 lugë gjethe të freskëta rigoni

Mënyra e përgatitjes:

Ngroheni paraprakisht furrën në 200 gradë celsiusë. Hidhni gjalpin e shkrirë në një enë të madhe. Qëroni dhe preni patatet. Shtoni patatet në gjalpin e shkrirë, shtoni vajin e ullirit dhe përzieni mirë që të kombinohen përbërësit.

Prisni hudhrat dhe përzieni me 1/4 filxhan lëng limoni. Shtoni të gjitha këto në patatet, kripën dhe përzieni mirë. Kulloni lëngun e tepërt. Vendosni patatet në një tepsi të veshur me letër.

Piqni derisa patatet të marrin ngjyrë kafe të artë afërsisht 35-45 minuta. Ndërkohë, preni rigonin dhe kur patatet të jenë bërë, spërkatni me rigon dhe përzieni butësisht.

MUND TË JU PËLQEJNË