Pas shumë muajsh e angazhuar me koncerte, Dua po gjen kohë të relaksohet.

Dje, këngëtarja kaloi ditën në Holandë, duke anuluar çdo angazhim rreth muzikës, për të kaluar një vikend të qetë.

Në një fotografi që ndau me ndjekësit, Dua shfaqet me një varkë në liqen, duke marrë rreze dielli.

Me siguri ajo po kënaqej në maksimum me këtë pamje. Komentet ishin të shumta, madje nuk kanë munguar as komentet e personazheve të njohur të showbizit shqiptar.

Reperi G4shi i komentoi asaj me fjalët, “Dua duke jetuar jetën e saj më të mirë, nuk kthehet prapa dhe nuk merret me askënd. Shumë dashni”.

MUND TË JU PËLQEJNË