Komenti i këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu në foton e menaxherit Faton Shoshi me këshilltarin dhe Ndihmësin Personal të Presidentit të Gambias, tërhoqi vëmendjen e shumë personave.

Komenti “Thuj le të qeshë pak se s’po dihet ç’ka është”, duke iu referuar njeriut me ngjyrë, ngjalli edhe reagimin e blogerit Olti Curri, i cili e thumboi publikisht.

“Ça po me shohin syte?? Ermal Fejzullahu, djali bjond i suedezit bardhosh dhe sykalter Sabri Fejzullahu, ben batute për ngjyrën e errët të lekurës dikujt!!! Tani do filloj edhe une te komentoj @xumallushin: bol…”, shkruante Curri, por pas kësaj është kundërpërgjigjur Ermali.

“Të kuptuarit e batutave është një aftësi në vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, është racizëm. Unë racist nuk kam qenë ndonjëherë. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto!”, ka shkruar këngëtari.

Por, Olti nuk e ka lënë me kaq dhe i është përgjigjur komentit të Ermalit.“Ka vetem nje problem qe batuta nuk ishte batute dhe te pakten pranoje qe po e bera edhe pune e madhe. Jam i sigurte qe mund te besh batuta spektakolare pa u ndal te ngjyra, pesha, pasuria , varferia, floket apo tullaclleku i dikujt”, i shkroi Olti.

MUND TË JU PËLQEJNË