Dasma e saj bëri bujë të madhe në mediat rozë duke u komentuar çdo detaj, madje edhe sot ende komentohen ca gjëra që u kanë “ikur” publikut, shkruan Kosovarja.

Ishte edhe vet Gresa qëllimisht ose jo, që mundohej personalisht të tërheqë vëmendjen e mediave me postime e mbishkrime të shumta për dasmën e saj.

Natyrisht, që nuk munguan komentet pozitive, por mbulueshmëri më të madhe në këtë hapësirë gjetën ato negative.

Mirëpo, pozitiviteti i krejt kësaj dasme si dhe madhështia e saj duhet të shihet në veshjet tradicionale që Gresa na prezantoi me krenari.

E dasma, tjetër pas asaj të Gresës, ishte ajo e nipit të presidentit Thaqi.

As kjo si çdo dasmë tjetër nuk iki edhe lehtë, duke u komentuar e paragjykuar mjaft shumë.

Por, pika kulminante e kësaj ishte vello e nuses Edona Ahmetit, e cila kishte zgjedhur që vellon t’ia besonte një dizajneri serb.

E kjo, bëri që ajo të gjuhej me lloj-lloj komentesh.
Madje këtë e kanë komentuar edhe fytyrat publike.

Në këtë mes është edhe Gresa. E cila siç duket është shokuar nga kjo përzgjedhje./Kosovarja/.

Për më shumë lexoni reagimin e saj:

MUND TË JU PËLQEJNË