Që prej ditës së martesës së saj me nipin e Presidentit Thaçi, Edona Ahmeti zuri vend në kryefaqet e mediave rozë, shkruan “Kosovarja”.

Natyrisht, që edhe dasma e saj sikurse dasmat tjera të estradës u komentua mjaft shumë.

Dhe si popull paragjykues që jemi thuajsë asgjë s’na mbush syrin sidomos kur është fjala për fytyrat publike nuk mungojnë komentet thumbuese.

Mirëpo, komentet negative zunë më së shumti hapësirë pas dasmës, kur vet Edona tregoi që vellon i’a kishte besuar një dizejnatori serb.

Përveç, kësaj para dasmës Edona njihet edhe si një femër që i pëlqen turizmi, duke vizituar kështu gjitha vendet e botës me vlera kulturore.

E, në këtë mes të vendeve që ka vizituar, hyn edhe Katedralja më e madhe në Paris, “Notre Dame”.

Siç duket, Edona është prekur nga djegia e saj. Pasi që, menjëherë ka reaguar me një foto.

A është prekur me të vërtetë emocionalisht Edona nga ky rast apo çfarë? / Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË