Arbana Osmani ka më shumë se katër vite që është bërë nënë e një djali të quajtur Jon.

Por, ndonëse shumë nga fytyrat publiku gjithmonë publikojnë fotografi dhe video të fëmijëve të tyre të porsalindur, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me moderatoren Osmani.

Edhe pse postime rreth tij ka pasur plot, por fytyrën e Jonit të vogël Arbana gjithmonë e ka fshehur.

Mirëpo, pas kaq vitesh, për herë të parë, moderatorja ka zbuluar dhe fytyrën e Jonit të vogël përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram.“Zemra ime”, ka shkruar Arbana.

Ndryshe, muaj më parë, Arbana i dha fund martesës disa vjeçare me bashkëshortin e saj, ndërsa tani po përflitet se ajo është në lidhje dashurie me regjisorin e emisionit që ajo drejton “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishajn.

Edhe pse të fotografuar gjithandej së bashku, një gjë të tillë dyshja ende nuk e ka pranuar hapur./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË