Besiana Behluli ka ditë të tëra që po shijon si është më së miri pushimet e verës, shkruan “Kosovarja”.

Ajo nuk ka hezituar të na sjell imazhe të ndryshme duke përzgjedhur ato më të veçantat e natyrisht edhe më të bukurat.

Përderisa jemi mësuar që artistet tona nuk e kanë problem të ekspozohen edhe kur nuk janë në pushime njëjtë sikur të ishin, Besiana me shumë maturi shfaqet krejt ndryshe.

Madje, ajo që po e dallon jo vetëm prej artistëve por edhe prej njerëzve përreth gjatë kohës sa është në pushime është pikërisht ky mos ekspozim i tepërt qoftë në bikini apo në ndonjë mënyrë tjetër vetë sa për të marrë vëmendje.

Natyrisht, kjo pasi që është vajza e këngëtares sonë të madhe Shkurte Fejzës./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË