Dhurata që pranoi sot Egzona

Para dy ditësh këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e tij, Egzona u bënë prindër të binjakëve vajzë dhe djalë.

Ardhja në jetë e tyre gëzojë edhe gjyshërit, këngëtarët Nystret Muqiqi dhe Merita Spahiu dhe e gjithë familjen. Me këtë shkas ata i kanë bërë një dhuratë të çmuar Egzonës, set (qafore, vath dhe unazë).

Egzona këtë e publikuar në Instagram, ku ka falënderuar familjen. Albatriti dhe gruaja e tij binjakëve ua vunë emrat Elia dhe Elard.

“Sot eshte dita me e lumtur në botë për mua, na gëzoj zoti me një djal dhe vajzë , falenderimi i takon vetem Allahut , paqi shendetin e gjithë botës zemrat e mija, #Elia&Erald #tëins“, ka shkruar Albatriti në instagram kur ndau këtë lajm të mirë me fansat e tij.

Ndryshe ata janë prindër edhe të një vajze tjetër, Amelias e cila erdhi në jetë në vitin 2017.

 

MUND TË JU PËLQEJNË