23.11 – Në mëngjes kryesisht me vransira dhe mjegull në ultësira. Ditën pjesërisht vranët dhe me intervale me diell. Në mbrëmje kthjellime.

24.11 – Kryesisht vranët. Në mëngjes vende-vende mundësi për mjegull. Vonë në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

25.11 – Më freskët, kryesisht vranët. Në mëngjes vende-vende reshje të dobëta shiu. Në vise malore mbi 2000m priten reshje bore.

26.11-27.11 – Ditën e martë, kryesisht me vransira. Të mërkurën, mot më i butë, me vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit, edhe më tutje mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 5C, e maksimalet nga 11C deri në 14C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-10m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres nën vlera normale.

MUND TË JU PËLQEJNË