Mëngjesi i së mërkurës parashihet të jetë ndjeshëm i ftohtë pasi që merkuri në termometër do të shënojë vlera rreth zeros.

Kjo si pasojë e prezencës së masave të ajrit me origjinë nga veriu.

Mirëpo, gjatë ditës do të ketë masa aktive të ajrit nga drejtimi i juglindjes dhe do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -1 gradë Celsius.

Kjo situatë termike nuk do të ndikoj negativisht në fushën e pemëtarisë, pasi që këto vlera të temperaturave të ulëta do të mbesin në intervale të shkurta kohore.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare.

MUND TË JU PËLQEJNË