Reperi i njohur Gashi njihet si mjaft i hapur kur ka të bëjë me origjinën e tij shqiptare.

Në fillim të muajit ai ishte pjesë e festivalit ‘Sunny Hill’ që u mbajt në Prishtinë dhe së bashku me yllin tjetër shqiptar Dua Lipa ja thanë këngës dhe valles shqiptare duke i bërë krenar miliona fansa.

E teksa reperi që vepron në SHBA, Gashi gëzon një famë dhe reputacion në skenën muzikore ndërkombëtare ai nuk heziton në asnjë moment të prezantojë origjinën dhe simbolet e tij kombëtare.

Së fundmi në llogarinë e tij në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 1 milion fansa nga e gjithë bota ai ka publikuar një fanellë me mbishkrimin “Shqipe we made it” ku shihet edhe simboli komëtar shqiptarë shqiponja dy krenare. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË