Gashi po shijon suksesin e këngës së re.

Gashi ka pak ditë që ka publikuar këngën e re, të cilën e solli në bashkëpunim me DJ Snake.

Reperi duket se e ka në plan që kësaj kënge t’ia bëjë edhe versionin remiks dhe atë me një artist shqiptar.

Këtë së paku e la të kuptohet nga një postim që e bëri në InstaStory ku shkroi “Bëne tagg një artist shqiptar që ju dëshironi ta shihni në remiksin e “Safety” në postimin tim të fundit!!”.

Për ndryshe, reperi së shpejti do ta planifikojë albumin e ri muzikor. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË