Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Gashi, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot feston ditëlindjen e 30-të.

Gashi ka lindur në Libi, por ka perjardhje shqiptare, shkruan rtv21.tv Reperi shqiptar u bë i njohur së pari me këngët “Rocket”dhe“Take My Time”, por suksesin më të madh e arriti me këngën hit “Who Made Me”.

Gashi ka realizuar duete me emra të njohur si French Montana dhe Nipsey Hussle. Kurse, në bashkëpunim me reperin kosovar, Ledri Vulën. ka sjell këngën “That’s Mine”, shkruan rtv21.tv Reperi aktualisht është duke e shijuar suksesin e albumit të tij të parë, të cilin e ka publikuar në muajin shtator që përfshinë 16 këngë.

Performanca e e reperit këtë vit në festivalin “Sunny Hill”, si dhe vallëzimi i tij bashkë me Dua Lipën nën ritmin e këngës shqipe “Shota” bëri bujë të madhe si dhe u mirëprit shumë mirë nga publiku.

 

MUND TË JU PËLQEJNË