Këtë verë, ajo thjesht po shkëlqen, dhe ne nuk mund të ndalemi të admirojmë bukurinë e saj.

Që kur dolën lajmet se Katie Holmes dhe Jamie Foxx u ndanë, çdo herë e më pas mësojmë diçka tjetër.

Çifti u nda në muajin maj, kur u shfaqën në publik në një darkë të Met Gala.

Pas ndarjes, aktorja duket e vendosur para botës të tregojë veten pa asnjë kufizim.

Që nga maji, ne kemi pasur mundësinë ta shohim në kombinime të shkëlqyeshme të veshjeve.

Pavarësisht nëse ishte një fustan me lule apo fustan pa rrip, ajo dukej perfekte. Ajo është bërë një eksperte në ndërthurjen e pjesëve romantike dhe atraktive.

Kur ajo ishte duke vizituar Disneyland, kishte veshur një fustan të bardhë të përsosur që kishte një shpinë të hapur në mënyrë diskrete.

Në korrik, ajo postoi një seri të tërë fotografish seksi, dhe ne mund t’i themi se Jamie duhet të pendohet dhe t’i kërkojë falje bukuroshes së Hollywoodit për ndarjen.

MUND TË JU PËLQEJNË