Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë ditën e djeshme.

Çifti kishin organizuar gjithçka rreth ceremonisë martesore në Karolinën e Jugut, ndërsa të ftuar perveç familjarëve, sigurisht pjesa më e madhe ishin figura të famshme.

Ndërsa tani po qarkullojnë shumë pak fotografi të çiftit nga ceremonia e dasmës, e si duket Justin është kujdesur tek kjo pjesë në maksimum.

Është komentuar gjatë në media ditën e djeshme, pasi një nga ish të dashurat e Justin Bieber ishte e ftuar në dasmë, dhe kjo gjë mori gjithë vëmendjen.

Caitlin Beades ishte vajza në fjalë e cila ishte e ftuar së bashku me vëllain e saj.

Kurse një ditë para ceremonisë së dasmës, Justin iu drejtuar familjarëve të nuses:

“Unë dhe bashkëshortja, dhe familjarët e saj. Faleminderit që e lejuat vajzën tuaj të martohet me një njeri të pamëshirshëm si unë”.

MUND TË JU PËLQEJNË