Këngëtari Sinan Vllasaliu edhe më tej i reziston fuqishëm skenës muzikore. Ai është ndër artistët më të suksesshëm, nga i cili kanë dalë hite të shumta, shkruan “Kosovarja”.

Përveç një karriere të suksesshme Sinani gëzon edhe një jetë të lumtur familjare me bashkëshorten e tij Teutën me të cilën kanë një vajzë.

Sinani shumë shpesh publikon fotografi familjare në rrjetet soiale. Ai poashu është shumë i lidhur me mbesën dhe nipin e tij, të cilët i do shumë.

E sot për të është një ditë e veçantë, pasi mbesa Nia ka ditëlindjen.

Këngëtari 53-vjeçar e ka uruar mbesën e tij me këto fjalë për ditëlindjen e dytë.

“Nia, urime ditelindja shpirti babes”, krahas urimit ai ka publikuar edhe një fotografi me mbesën./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË