Kanë mbetur pak ditë kur edhe ‘zyrtarisht’ fillon stina e vjeshtës.

Por duket se ajo po vjen më herët se qe prisnim, pasi temperaturat sot kanë rënë dukshëm, shkruan “Kosovarja”.

Ata që e duan këtë stinë po e shijojnë ditën në mënyra të ndryshme. Dikush madje po vesh pallto dimri, siç bëri edhe bashkëshortja e Albatrit Muqiqit.

Me të rënë temperaturat Egzona ka ‘vrapuar’ drejt palltos për ta veshur, imazh të cilin e ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram.

Megjithëse me këtë foto ngjanë sikur po e sjellë dimrin, ajo duket mjaftë bukur padyshim.

Kujtojmë se Albatrit Muqiqi dhe Egzona janë ndër çiftet më të përfolura të estradës.Ata u martuan para disa viteve dhe tani janë prindër të lumtur të tre fëmijëve dy vajzave e një djali./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË