Së fundmi ylli i muzikës Jennifer Lopez është takuar me ish bashkëshortin e saj, Marc Anthony, në prani të të fejuarit, Alex Rodriguez.

Duket se ish të martuar kanë ende raporte të mira me njëri-tjetrin, duke qenë se kanë dhe fëmijë bashkë. Kështu ndodhi dhe së fundmi ku ata ishin të pranishëm për ta parë vajzën e tyre në një ndeshje.

Sigurisht që pranë këngëtares nuk mungoi partneri, Alex Rodriguez, ndërsa Marc Anthony shoqërohej nga e dashura e tij e re.

Ky takim i tyre nuk i pari, pasi përshkak të fëmijëve ata janë parë shpesh së bashku.

Ndërsa nuk dihet nëse Anthony do të jetë i pranishëm në dasmën e Jennifer dhe Alex-it, pasi ky i fundit u shpreh se në dasmë do ftonin të gjithë ish-partnerët që kishin pasur deri tani.

MUND TË JU PËLQEJNË