Tanimë e kemi kuptuar të gjithë se të famshmit që duken jashtëzakonisht mirë gjatë gjithë kohës kanë pas një ekip të tërë grimierësh, estetësh, floktarësh, trajnerësh, dietologësh e më the e të thashë.

Këta profesionistë sigurisht përdorin produktet dhe shërbimet më të mira në botë dhe rezultati është në këtë rast, Jennifer Lopez, perfekte në çdo kënd, ndriçim a rrethanë.

Këto ditë, paparacët fotografuan këngëtaren dhe aktoren rrugëve të Miami pa zgjatime flokësh, pa grim dhe e pa nxirë.

Nëse prisni të duket si një njeri i thjeshtë, do të zhgënjeheni.

Duket si J.Lo, thjesht me flokë të shkurtra.

Sot kuptuam se të famshmit që duken jashtëzakonisht mirë gjatë gjithë kohës patën thjesht fat kur iu nda materiali gjenetik.

MUND TË JU PËLQEJNË