Erxhina Ismajli është bashkëshortja e këngëtarit të njohur Milot Llalloshit.

Ajo dhe Miloti janë prindër të dy fëmijëve, Priamit dhe Romës, dashurinë ndaj të cilëve e tregojnë çdo ditë edhe në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.

Erxhina është mjaft e komentuar në mediat rozë, e sidomos dita e djeshme jo rastësisht iu dedikua asaj.

Ajo festoi ditëlindjen, që natyrisht nuk munguan urimet e shumta së pari nga bashkëshorti e tani edhe nga familjarët e miqtë.

Por, Erxhina befasoi me veprimin që bëri. Ajo në ditën e ditëlindjes së saj zgjodhi që falënderoi edhe njëherë prindërit për gjithçka në jetën e saj, qe natyrisht ishte mjaft emocionuese:

“Baba dhe Nana janë sinonimi i mirësis, urtësis, durimit dhe dashurisë. Jam me fat që jam rrit në frymën tuaj, në ngrohtësinë që ma keni dhuru gjithmonë.
Ju paqa afër edhe në më shumë e shuam ditëlindje tjera afër vetes”, shkruan Erxhina bukuroshe./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË