Ajo u bë e njohur për publikun kur u bë pjesë e serialit vendor ‘O sa mirë’.

Flasim për bukuroshen Arta Elezaj e cila në serial luante rolin e “Xhakartës” dhe ndonëse qëndrimi i saj nuk zgjati shumë në “O sa mirë”, ajo shumë shpejt arriti të tërheq vëmendjen e publikut.

Por, përveç si aktore, Arta Elezaj po komentohet shumë edhe për paraqitjet e saj në rrjete sociale, në veçanti jeta luksoze që ajo po bën, ku udhëtimet e shumta nuk kanë të ndalur.Ndonëse për shumë njerëz, pushimet kanë mbaruar, ajo i ka nisur sërish në shtetin Italian, ndërsa këto ditë ka publikuar fotografi nga qytete të ndryshme, duke mos munguar dhe “shoppingu” në markat më të shtrenjta, si Gucci, Christian Dior, Balenciaga.

Së fundmi, Arta Elezaj u pa edhe në serialin “Duplex” në Shqipëri, por edhe aty roli i saj qe i shkurtur, pasi arsyet e largimit nuk i dha asnjëherë aktorja, ndërsa ende nuk ka bërë të ditur se a do ta shohim me ndonjë serial apo jo./Blic

MUND TË JU PËLQEJNË