Arta Elezaj jo rrallë herë gjendet në ballinat e mediave rozë.

Të famshme për publikun e bëri roli i “Xhakartës’ në serialin vendor ‘O sa mirë’, e tani është një ndër femrat më të ndjekura e pëlqyera, shkruan “Kosovarja’.

Ajo se për çfarë komentohet më së shpeshti Arta është jeta luksoze që shfaq në rrjetet sociale, e që natyrisht nuk ikën pa marrë vëmendje.

Udhëtimet e saja në vendet më të ndryshme të botës nuk kanë të ndalur, veshja e saj çdo herë firmato, me një fjalë shpesh shihet edhe një luks i tepruar.

E arsye për këtë luks të saj shpesh është thënë se mund të ketë dorë ndonjë i dashur biznesmen.

Tek sa ndodhet në viset malore, ku është shfaqur duke u kënaqur me borë, madje edhe si një skiatore me përvojë ajo u komentua mjaft shumë.

Por, dikush tjetër, kur e pa kështu ia mbajti aq shumë hallin sa u frikësua se mund të rrëzohet.

“Aman ruju pe then naj këmbe”, i shkruan ndjekësi bukuroshes nga Klina./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË